Një gazetare po raportonte direkt nga Rripi i Gazës konfliktin e përgjakshëm mes militantëve të Hamasit dhe Izraelit, kur një predhë goditi ndërtesën pas saj.
Gazetarja e Al Jazeera, Youmna El Sayed po raportonte “live” ditën e parë të luftës, kur predha ra mbi ndërtesë, duke trembur gazetaren e cila gjithsesi e mblodhi veten dhe vijoi raportimin.
Të shtunën, Hamasi nisi një sulm të papritur ndaj Izraelit, me persona të armatosur që vranë mbi 200 persona dhe morën robër në territorin izraelit. Izraeli u përgjigj duke nisur sulme ajrore në Gaza, ku u vranë mbi 250 persona.
Rripi i Gazës është një nga vendet me popullsinë më të dendur në botë, me rreth dy milionë njerëz që jetojnë në 362 km katrorë. Por, varet nga Izraeli për ujin, energjinë elektrike, telekomunikacionin dhe shërbimet e tjera, dhe importet kontrollohen me kujdes nga Izraeli.