Zbulohet skema e vjedhjes, kush është “skifteri” shqiptar që mashtroi bizneset në Greqi

Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për vjedhje telefonash. Bëhet fjalë për Mateo Sinanllarin, 29 vjeç.

Protothema.gr shkruan se i riu shkonte nëpër biznese të ndryshme në Greqi duke pretenduar se ishte shpërndarës broshurash, ndërsa në disa raste shtirej si person që shiste kuponë për bamirësi.

Pasi hynte në dyqan dhe pasi prezantohej si shpërndarës broshurash, 29-vjeçari vendoste fletëpalosjet sipër telefonave te punonjësve, paratë ose sendeve të tjera personale dhe kur personat në fjalë nuk shfaqnin interes për reklamat në broshura, i riu mblidhte  fletëpalosjet nga tavolina dhe më një “mjeshtëri të paparë” bashkë me fletëpalosjet merrte edhe telefonat dhe paratë që ndodheshin poshtë tyre.

Megjithatë “mjeshtëria” e Mateos për vjedhjet e telefonave nuk zgjati për shumë kohë, pasi ra në gjurmët e policisë dhe u arrestua.

Nga hetimi paraprak, rezulton se 29-vjeçari është autor i 16 vjedhjeve në zonat:  Pagkrati, Nea Ionia, Kifisia, Agios Dimitrios, Nea Erythraia, Agia Paraskevi, Lykovrysi, Nea Smyrni, Pefki dhe Ilioupoli.

Sipas policisë vjedhjet janë kryer gjatë periudhës kohore Mars-Shtator të vitit 2023. I riu ra në prangat e policisë më 21 Shtator, ndërsa foto dhe identiteti i tij u publikua nga autoritetet greke ditën e djeshme, 6 Tetor.

Sinanllari është person i njohur për drejtësinë greke, pasi është  arrestuar për vjedhje edhe në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com