Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock para nisjes së ministerialit të ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, në Pallatin e Brigadave ka komentuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo është shprehur se tensionet Kosovë-Serbi vënë në rrezik procesin e Berlinit.
Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve. Pjesë e ceremonisë është edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi.
Po kështu, në këtë takim është i pranishëm dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, njëkohësisht Ministër në Detyrë për Punët e Jashtme.
Takimi do të ketë dy sesione diskutimi që do të jenë të mbyllura ndërsa në fund ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.