“Me këto propozime që ke ti, Lul Basha u bë meme!”/ Debat mes analistëve dhe Adriatik Lapajt

Adriatik Lapaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për lëvizjen e tij të re “Shqipëria Bëhet” dhe propozimet e tij kryesore, për lista të hapura, referendum, dënim për zyrtarët e korruptuar me 25 vite burg, etj.

Mes Lapajt dhe analistëve ka patur një debat, pasi u ngritën dyshime lidhur me propozimet e tij dhe nëse ato janë të mjaftueshme për të frymëzuar qytetarët, në mënyrë që të rrëzohet establishmenti politik.

Pjesë nga debati: 

Ylli Rakipi: Me thënë të drejtën, këto propozimet tuaja për referendum dhe lista të hapura, më duken të vogla në raport me gjendjen ku është sot Shqipëria. Ndryshimi i skenës politike do të kërkoj mobilizim të popullit, frymëzim të njerëzve. Jemi në një sistem anti-vlerash të ndërtuar për 33 vjet. Ju mendoni që me këto propozimet tuaja, për lista të hapura dhe referendum, mund të arrini këtë gjë? Edhe Basha këto ka bërë si propozime edhe është kthyer në meme sot. Unë dua që ju të mos dështoni. I quani të rëndësishme këto?

Adriatik Lapaj: Pasi të realizojmë këto, t’i krijojmë mundësinë të mirëve të hyjnë në politikë. Sot formula është e tillë, e mbani mend deputetin e Fushë Krujës, Gjetan Gjetani? U helmuan njerëzit në Krujë nga uji. Ky zbriti dhe udhëhoqi banorët në protestë. Të nesërme mbledhje e grupit parlamentar të PS dhe që atë ditë nuk e mbaj mend më atë. Këto pika nuk janë gjithçka, por janë të rëndësishme. Duhet të realizohen këto njerëhere që të hapet gara. Korrupsioni i zyrtarëve të lartë, duhet të shpallet tradhti kombëtare dhe të dënohet 25 vite minimumi.

Andi Tela: Jo po ti pritet dora…

Adriatik Lapaj: Jo nuk është ashtu. Edhe kjo histori vjedh miliona euro dhe kalon me 6 muaj apo një vit burg. Për 6 muaj burg shumica e shqiptarëve do ti bënin për 10 milionë euro. E vret besimin te shteti ajo.

Neritan Sejamini: Shumica e atyre që vjedhin nuk dënohen fare. Problemi është se nuk ka shtet të së drejtës. Vullneti i kryeministrit dominon edhe kushtetutën. I gjithë shteti shkel ligjin dhe 99% e tyre nuk preken nga asnjë hetim. Ka një parim të madh në politikat publike, sa më i rëndë të jetë dënimi, aq më e vështirë do të jetë dhënia e dënimit. Kush do t’i dënojë këta me 25 vite?

Adriatik Lapaj: Gjyqtarët.

Neritan Sejamini: Po nëse gjyqtarët i kemi në rregull sot, jemi mirë pra. Çlidhje ka gara me një jurist ministrie përshembull? Ai ka status shërbimi civil. Clidhje ka gara?

Adriatik Lapaj: Sekretari i përgjithshëm, për faktin që nuk ka garë dhe qarkullim elitash, kryeministri i zgjat gjymtyrët deri te gjyqësori. Pra përmes garës, që populli të ketë fuqi.

Neritan Sejamini: Struktura e pushtetit në Shqipëri, është krijuar në këtë mënyrë ku kemi një grup të vogël njerëzisht, që bëjnë pjesë politikanë, media, shoqëri civile, që kanë monopol dhe nuk lejojnë njeri të hyjë. Ky lloj pushteti nuk lejon asnjeri të afrohet. Çfarëdo të bësh ti, hapje listash, në PS listën e bën Rama, në PD e bën Berisha, etj.

Adriatik Lapaj: Te partia jonë do ta bëjë anëtarësia. Mund të vish edhe ti i pari.

Neritan Sejamini: Secili bën mirë punën e vetë, ti bëj mirë punën tënde. Ky është problemi i Shqipërisë. Këtu kemi një problem shumë serioz dhe nuk zgjidhen me dogma dhe në mënyrë sipërfaqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com