Ilir Meta ka dalë në një video me Salvador Kaçajn, heroin e Sali Berishës që sipas këtij të fundit i bëri ballë një atentati në zgjedhjet e fundit. Këtë takim Meta e mbajti pasi zbriti nga teqeja e Sari Salltikut.
Kreu i PL s’ka nguruar të shigjetojë njerëzit e tij në Lezhë, ish-kryebashkiakun Viktor Tusha me të cilin shpërndante zarfe me lekë në 2017 dhe një tjetër, Val Gjelën.
Me bluzën e Celtic, ekipi i tij i preferuar, Ilir Meta luajti sot një ndeshje në Lezhë me strukturat e Partisë së Lirisë.
Meta tha se për të gjitha ata që përpiqen t’i blenë lojtarët ka ruajtur dy surpriza që pritet t’i bëjë publike në Konventën e 27 prillit.
Jemi gati për t’i mbrojtur ngjyrat Celtic. Sapo kam zbritur nga vendi i shenjtë i Sarisalltik për t’i treguar vendin Vitor Tushes, Val Gjetës dhe gjithë atyre që në vend se të merren me Konventën historike që vjen më 27 prill, përpiqen të më blejnë mua lojtarët. Ta dinë mirë se kam dy surpriza që po i ruaj për minutën e fundit. Ne nuk e mbështesim fitoren tek komprometimi i kundërshtarit siç bën Edi Rama, e aq më keq Vitor Tushën e Val Gjetën. Ne e mbështesim te vlerat më të mira të Celtic që janë qëndrueshmëria, solidaritetit, fitorja dhe vetëm fitorja.
/a.r