Shpresat e familjarëve janë shuar përfundimisht për kthimin e Giulia Cecchettin në shtëpi. Studentja 22-vjeçare nga Vigonova u zhduk më 11 nëntor së bashku me ish të dashurin e saj Filippo Turetta. Pavarësisht apeleve për kthimin e saj, ajo tashmë ishte e vdekur.
Trupi i pajetë u gjet një javë më vonë pranë liqenit të Barcis, në provincën e Pordenones, ndërsa autori u ndalua të shtunën në mbrëmje në Gjermani, pranë Leipzig. Ai akuzohet për vrasje vullnetare dhe aktualisht ndodhet në burg në pritje të ekstradimit në Itali. Pozicioni i tij mund të përkeqësohet nga rrethana rënduese si paramendimi i krimit, të cilën hetuesit po e verifikojnë.
Po ashtu priten rezultatet e autopsisë në trupin e Giulia Cecchettin, të planifikuar për t’u kryer në Universitetin e Padovës, në mënyrë që hetuesit të rindërtojnë dinamikën e vdekjes së të resë.
Hulumtim në internet për thikë e shirit
Ndër elementët që po shqyrtohen nga hetuesit, janë edhe kërkimet të kryera në internet nga Filippo pak para zhdukjes së çiftit. Për momentin, është verifikuar që Turetta kishte kërkuar në Google për komplete mbijetese në lartësi të madhe. Ai kishte kërkuar gjithashtu për detaje mbi pasazhet në Austri. Por duke qenë entuziast i hiking, nuk iu dha shumë rëndësi kësaj pjese. dhe për këtë arsye ata mund të kishin pak kuptim.
Pastaj është thika. Pamjet e kamerave të një kompanie në zonën e Venedikut, kapën Filippon duke sulmuar Xhulian. Hetuesit dyshojnë se ka qenë një thikë me të cilën ai ka goditur ish të dashurën.
Gjithashtu zbulimi i trupit të Giulia nën nivelin e rrugës, i zhytur nën një gur të madh në një lloj shpelle pikërisht për ta fshehur atë nga kushdo që kalon rastësisht dhe e mbuluar nga çantat e zeza është një tjetër element i rëndësishëm. Më tej, nga këqyrja fillestare kufoma, nuk ka pasur plagë nga zvarritja, kështu që ka mundësi që trupi i pajetë i viktimës të jetë bartur aty në shpatull. Duhet të sqarohet edhe vendi ku u vra Giulia.
Po ashtu paratë që Turetta kishte në xhep dhe që i mundësuan atij arratisjen, duke kaluar kufirin me Austrinë dhe duke arritur në Gjermani.
Por për momentin këto janë hipoteza dhe pyetje që vetëm Filippo, sapo të jetë në Itali, do të jetë në gjendje t’u përgjigjet./Liberale.al