Mediat kosovare: Kjo është arsyeja pse Naim Murseliu vrau bashkëshorten e tij, në sy të fëmijëve

Tre të arrestuarit për vrasjen e Liridona Murselit, pritet të dalin në gjyq, ndërsa ende nuk ka një deklaratë zyrtare për rolin e tyre në vrasje. Gjithçka e raportuar në media nuk është konfirmuar zyrtarisht, por është mbështetur në burime brenda institucioneve ose pranë familjarëve.
Naim Murseli thuhet se ka pranuar para organeve të drejtësisë organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt dhe ka paguar 30 mijë euro.

Por cila ishte arsyeja që e nxiti atë drejt kësaj vepre kriminale e monstruoze?
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se Naim Murseli para një kohe i ka paguar sigurimin jetësor Liridona Ademajt në një kompani të fuqishme suedeze.

Sigurimi jetësor ndër të tjera garantonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore, sigurimi mund të mbulonte shpenzimet deri në 20 milionë euro.
Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë shpaguese dhe mund të jetë inspiruar që të organizojë fundin tragjik të nënës së dy fëmijëve të tij.

Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *