Më shumë fëmijë të vrarë në Gaza në katër muaj sesa në 4 vjet luftë globale

Më shumë femijë vdiqën në konfliktin në Gaza në katër muaj sesa në të githa luftërat në
botë në katër vitet midis 2019 dhe 2022.

Kjo u raportua të martën në X, bazuar në të dhënat nga Kombet e Bashkuara dhe Ministria e Shëndetësisë në Gaza, nga komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini.

“Kjo luftë është një luftë kundër femijëve. Është një luftë kundër femijërisë së tyre dhe të ardhmes së tyre”-ka shkruar Lazzarini duke bere thirje per një armëpushim tè menjehershem.

Sot në Gaza shumë individë vuajnë nga uria dhe rreth 25 njerëz kanë vdekur deri më tani nga kequshqyerja e rëndë në veri të Gazës, 21 prej të cilëve besohet të jenë fëmijë.

Më shumë se 30,000 njerëz në Gaza kanë vdekur – 70% e të cilëve janë gra dhe fëmijë – dhe më shumë se 70,000 njerëz janë lënduar që nga tetori.

Sulmi i Izraelit në Gaza ka vrarë gra, fëmijë, punonjës të ndihmës dhe gazetarë, banesa të shkatërruara dhe infrastrukturë kritike civile që e shtyu brezin në prag të urisë dhe çoi në përhapjen e një mori sëmundjesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *