“Më ka ikur vajza nga shtëpia”, babai ngre alarmin në Policinë e Librazhdit

Një baba ka bërë denoncim në Policinë e Librazhdit pasa vajza e tij është zhdukur.

Xh. D., 55-vjeç, banues në Prrenjas ka bërë me dije se vajza e tij Xh. D., 25-vjeçe është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Për pasojë, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të resë.

“Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi Xh. D., 55-vjeç, banues në Prrenjas, se i është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja Xh. D., 25-vjeçe. Vijon puna për gjetjen e saj”, njofton Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *