“Mbreti i tryezës” së fundvitit kushton këtë vit 200 lekë më tepër për kg, fermerët: Kanë nisur rezervimet, shumic

Jo vetëm pagat e administratës por edhe çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Një  kilogram gjel deti kushton mesatarisht 1400 lekë.

“Mbreti i tryezës” së fundvitit, këtë vit kushton 100-200 lekë më shumë se një vit më parë.

Edhe pse jemi në fillim të muajit dhjetor, porositë për këtë produkt, kanë nisur. Fermerët në Balduksh thonë se përkujdesja që duhet për gjelin e detit, është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rriten e çmimit.

“Sivjet më kanë dalë 200 krerë… 13 mijë kilja… Do i rritësh 6-7 muaj duke u marrë me to… Kam nja 7 ditë që kam filluar kam shitur 20 krerë deri më tani… Vijnë datat 25-26-27-28, mi kanë rezervuar nja 50 krerë”, tha një tjetër fermer në zonën e Baldushkut, ku tregu i gjelave të detit, ende nuk është hapur.

Fermerët e vegjël, presin çdo vit qytetarë që vijnë të bëjnë rezervimet e tyre.

“Me 13-14 mijë, ka pasur kërkesa. 50 kam pas edhe këtë vit”, tha një tregtare e moshuar.

Gjeli i detit është një ndër gatimet që nuk mungon në tryezat e shqiptarëve në natën e Vitit të Ri. Shitja fillon kryesisht më 25 dhjetor e deri më datë 31, ku janë dhe ditët që kanë më shumë kërkesa nga qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *