Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u mblodh sot në ora 12:00 për të marrë vendim nëse do të shkarkojë ose jo nga detyra kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Ky i fundit rezulton të jetë i dënuar në Greqi nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, gjë të cilën Hajdari nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit.
Hajdari u dënua me 4 muaj burg, e konvertuar në shërbim prove, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Por ai deklaroi në formularin e dekriminalizimit se nuk ka qenë i dënuat madje aktualisht prerendon se nuk ka patur dijeni për këtë dënim.
Vepra penale për të cilën është dënuar nuk hyn në atë kategori që e pengon Kreshnik Hajdarin të mbajë detyrën e kryebashkiakut, por penalizohet nga fakti që nuk e ka deklaruar këtë dënim siç e kërkon ligji i Dekriminalizimit. KQZ do të shqyrtojë sot nëse do t’i heqë mandatin kreut të Bashkisë së Kuçovës.