Marrëveshja për emigrantët, Ismail Kadare: Nuk e kuptoj ku qëndron problemi? Shqipëria dhe Italia, dy vende të bashkuara

“Nuk e kuptoj ku qëndron problemi me këtë marrëveshje, për sa kohë Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë?” Kështu u shpreh shkrimtari Ismail Kadare në përgigje për median italiane “La Stampa” lidhur me marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

“Nuk më intereosjnë gjërat e vogla, çfarë ndodh mes qeverive, protestat apo pushteti. Siç thashë, Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar, janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qendron problemi? Një marrëveshje?”, tha Kadare.

“Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”, thotë më tej Kadare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *