Manja pret gjyqtarët dhe prokurorët amerikanë, zbardhen diskutimet: Jetësim i plotë i reformës në drejtësi

Sot, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u takua me një delegacion të lartë amerikan për të diskutuar për ecurinë dhe sfidat e drejtësisë së re në Shqipëri. Takimi, i organizuar me pjesëmarrjen e Prokurores Trina Higgins, Kryegjyqtarit Robert Shelby dhe gjyqtares Paige Petersen, u karakterizua nga një bisedë e hapur dhe konstruktive.

Ministri Manja nënvizoi në takim rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në në përkrahje të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ai theksoi se partneriteti i fortë dhe mbështetja reciproke janë thelbësore për forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, duke e bërë atë më të afërt dhe më transparent.

Takimi reflekton përpjekjet e vazhdueshme për të krijuar një sistem të drejtësisë që respekton standardet e larta dhe që ndihmon në zhvillimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

“Një takim i mirë pune dhe një bisedë e hapur me profesionistë të shkëlqyer të ligjit mbi ecurinë dhe sfidat e drejtësisë së re në Shqipëri, me të nderuarën Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah; Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah”, u shpreh Manja.

“Mbështetja dhe partneriteti i ngushtë i Shqipërisë me SHBA për jetësimin e plotë të reformës në drejtësi është rruga e duhur për forcimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë si qëllimi kryesor i reformës”, theksoi ministri.

Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, gjyqtarët dhe prokurorët amerikanë do të takohen me zyrtarë të institucioneve të drejtësisë për të shkëmbyer ide mbi sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë.

Vizita e gjyqtarëve dhe prokurorëve përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com