Lufta Izrael-Palestinë/ Erdogan thirrje: Duhet të mblidhet një konferencë ndërkombëtare paqeje

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sis ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm të qëndrueshëm në Gaza “pa kufizime apo kushte”.

“Politikat e ndëshkimit kolektiv të njerëzve në Gaza janë të papranueshme dhe nuk mund të justifikohen me vetëmbrojtje apo pretendime të tjera.

Ato duhet të ndalen menjëherë”, shtoi ai gjatë fjalimit të tij në samitin e jashtëzakonshëm të përbashkët të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Në fjalimin e tij në samit, presidenti turk Tajip Erdogan tha se duhet të mblidhet një konferencë ndërkombëtare paqeje për të gjetur një zgjidhje të përhershme për konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve.

“Ajo që na nevojitet në Gaza nuk janë pauza disa orëshe, por na duhet një armëpushim i përhershëm”, tha presidenti turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *