Dhunimi deri në thyerjen e këmbës së një vajze 3-vjeçare nga edukatorja e saj në një kopsht në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik në vend, ndërsa pamje të reja janë transmetuar sot lidhur me rastin e rëndë.
Momenti i thyerjes së këmbës së 3-vjeçares është filmuar nga kamerat e kopshtit dhe pamjet janë transmetuar në emisionin “Stop” në TV Klan.
Në momentin që e mitura ndodhet në dhomën e gjumit të kopshtit, edukatorja Majlinda Dehima dëgjohet teksa i drejtohet “Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën”.
Pas kësaj dëgjohet një kërcitje, që dyshohet se është momenti kur edhe vogëlushes i është thyer këmba. Prej atij momenti dhe deri në largimin e saj nga kopshti, 3-vjeçarja ka qarë pa ndalim nga dhimbjet e shkaktuara
Sakaq, dhuna barbare ndaj 3-vjeçares në kopsht, Eni Vasili dhe Edlira Çepani përloten gjatë transmetimit të pamjeve
Rasti i dhunës barbare ndaj një 3-vjeçareje është trajtuar sonte në emisionin “Open” në News 24.
Ndërsa transmetoheshin pjesë nga videot e kamerave të sigurisë ku dëgjohen të qarat e fëmijës që ka pësuar thyerje të këmbës, nuk munguan as lotët në studion.
Nga drejtuesja e emisionit Eni Vasili dhe të ftuarat e tjera shpërthyen me dënesë në studio ndërsa dëgjonin ulërimat e vogëlushes, e cila ishte çuar në kopsht nga prindërit për t’u edukuar, por bie pre e dhunës barbare