“Tulipanët e vonuar”, vëllimi me tregime i shkrimtares dhe deputetes Flutura Açka është përzgjedhur një ndër pesë finalistët e çmimit kombëtar për “Prozën e shkurtër” 2022.
“Ishte libri që më ka dhënë një kënaqësi të çuditshme: atë të përqendrimit të vetes në pak rreshta. E bën poezia këtë, por ka ritëm marrafrymës. Tregimi është një mrekulli që të magjeps ta shkruash. Ka pak lexues, thonë. Thonë, por nuk është e vërtetë, pasi çdo gjini letrare ka lexuesin e vet, dhe për shkrimtarin që e ka lexuesin e tij, është vetëm një mënyrë e re takimi, si të them, një gjuhë e re mes tyre”, thotë shkrimtarja Flutura Açka.
“Kam eksperimentuar duke e shkruar, kam ndërruar disa herë gjatë shkrimit të tij rrason e errët të jetës sime e kësisoj të mos ia vishja lexuesit zymtin tim, përzgjodha tregime me një gjeografi më të gjerë mbase se vetë jeta ime dhe stërvita durimin të ngjëroja në gurra të befta ngjarjesh, me kujdesin të mos hyj në përroin e ndërgjegjjes që shpesh më ka lypur shumë e më shumë faqe” – zbulon më tej autorja e librit me tregime, “Tulipanët e vonuar”.
Por pse të vonuar?
‘“Tulipanët e vonuar” ishte ura e brishtë nga “Biri” te libri që ende e kam ndër duar”, thekson Açka.
Kjo është bota ku pikturohen me nota të stilit të njohur të saj, një galeri qeniesh magjike që e kthejnë këtë libër i ckli gjendet në libraritë kryesore me një çmim për 100 lekë, është ndër më të veçantët dhe të rëndësishmit të autores.
DETAJET E LIBRIT
Titulli: Tulipanë të vonuar
Origjinali: Tulipanë të vonuar
Gjinia: Tregime dhe novela
Autor: Flutura Açka
Shtëpia botuese: Skanderbeg
Viti: 2022
Fq. 208
Përmbledhje mbi librin
Fantazma distopike që shfaqen në kohë pandemie, flutura të ardhura nga botëra të tjera, koleksionistë të dehur thikash, gra që ecin pikëpyetjeve të jetës njëlloj si në bulevarde qytetesh e shtigje pyjesh, fatalitete pa kohë që iu fanepsen të gjallëve në fundin e kohës së tyre biologjike, një gjindje plot larushi që ndërton shpesh gjendje surreale, me gjeografi të gjerë të atdheut të autores, Europës së sotme, dhe jo vetëm. Kjo është bota ku pikturohen me nota të stilit të njohur të saj, një galeri qeniesh magjike që e kthejnë këtë libër ndër më të veçantët dhe të rëndësishmit të autores.
Pas suksesit me veprën “Biri”, fitues i Çmimit Kombëtar “Proza më e mirë e vitit 2020”, Flutura Açka vjen te lexuesi me vëllimin me tregime “Tulipanë të vonuar”, ndër më të beftët në listën e gjatë të veprave të saj.