Lezhë/ Pas sherrit mes tyre, burri nxjerr pistoletën dhe qëllon me tre plumba shoferin në syrin e pasagjerëve

Të shtëna me armë janë raportuar pranë tregut në qytetin e Lezhës, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.

Gjithë ngjarja ka ndodhur brenda furgonit të linjës Laç-Lezhë. Pas një përplasje verbale, njëri ka nxjerrë pistoletën në sy të pasagjerëve dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të shoferit të mjetit, duke e plagosur këtë të fundit.

Pas krimit, ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.

Ndërkohë, nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të plagosur.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *