Të shtëna me armë janë raportuar pranë tregut në qytetin e Lezhës, ndërsa një person ka mbetur i plagosur.
Gjithë ngjarja ka ndodhur brenda furgonit të linjës Laç-Lezhë. Pas një përplasje verbale, njëri ka nxjerrë pistoletën në sy të pasagjerëve dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të shoferit të mjetit, duke e plagosur këtë të fundit.
Pas krimit, ai është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e tij.
Ndërkohë, nuk dihet gjendja shëndetësore e personit të plagosur.