Kina lëshoi anijen kozmike Chang’e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga ana e largët misterioze e Hënës, përpjekja e parë e këtij lloji në historinë e eksplorimit njerëzor hënor, shkruan “Xinhua”.
Një raketë Long March-5, që mbante anijen kozmike Chang’e-6, u lançua nga vendi i nisjes hapësinore Wenchang në Hainan.
Përafërsisht 37 minuta pas ngritjes, anija hapësinore Chang’e-6 u nda nga raketa dhe hyri në orbitën e saj të planifikuar të transferimit Tokë-Hënë, sipas Administratës Kombëtare të Hapësirës të Kinës (CNSA), duke e ciësuar një sukses të plotë.
Pasi të arrijë në Hënë, Chang’e-6 do të bëjë një ulje të butë në anën e largët. Brenda 48 orëve pas uljes, një krah robotik do të shtrihet për të hequr gurët dhe dheun nga sipërfaqja hënore dhe një shpuese do të hapet në tokë. Puna zbuluese shkencore do të kryhet njëkohësisht. Pasi mostrat të mbyllen në një enë, ngjitësi do të ngrihet nga Hëna dhe do të ankorohet me orbiterin në orbitën hënore. Kthyesi më pas do t’i çojë mostrat përsëri në Tokë, duke u ulur në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore.
I gjithë fluturimi pritet të zgjasë rreth 53 ditë, sipas CNSA-së.