Largimin nga detyra Prefekti i Fierit e mëson nga ekrani, e zëvendëson ish-kryebashkiakja e Patosit  

Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut të Fierit, Lefter Shehaj. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Lefter Shehaj ishte emëruar në këtë post në 3 dhjetor 2021.

Në vend të Lefter Shehaj, në detyrën e Prefektit të Fierit është emëruar Rajmonda Balilaj.

Kjo e fundit ka qenë më parë kryebashkiake e Patosit.

Bëhet e  ditur se Shehaj pohon se ende nuk i është konfirmuar lirim nga detyra, por ka theksuar se vendimi ka qenë i pritshëm pasi dorëheqja e tij ka qenë e paralajmëruar që në muajin Maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *