Land Rover-i përplaset me dy makina të tjera në Peshkopi, dy të plagosur në aksidentin masiv

Një aksident i trefishtë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku një automjet “Land Rover”, është përplasur me dy automjete të tjera. Si pasojë nga imformacionet paraprake dy shtetas kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije nga shoferi i automjetit tip “Land Rover”, i identifikuar me inicialet H.K., ka humbur kontrollin gjatë drejtimin dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me shoferë shtetasit me inicialet A.L. dhe T.A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *