Kush po pret fundin e Berishës? Murrizi liston emrat: Bardhi, Këlliçi dhe…

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Berisha të largohet përfundimisht nga politika.

“Opozitë e dyzuar, opozitë ku secili ëndërron largimin përfundimtar të Berishës nga politika, kërkojnë të jenë lider imagjinar i kësaj opozitë në të ardhmen. Presin t’i hiqet mandatin e Berishës dhe do t’i hiqet në qershor, mbush gjashtë muaj edhe pse nuk justifikohet nga ana ligjore dhe kushtetuta. Presin që të dënohet Berisha që mos e kapi dekriminalizimi për mos qenë deputet 2025-ëndhe këta ‘o burra vdiq baba të na lirojë krevatin’ dhe secili bëhet faktor më vete. Gazi, Flamuri, Belindi.. po presin”, tha Murrizi.

Sipas tij, nuk mundet që një opozitë e konsoliduar të vijë në pushtet të bëjë 30 tubime dhe të flasin vetëm 3 persona.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *