Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe raportuesja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis, janë takuar sot në Prishtinë.
Nëpërmjet një videoje të ndarë nga Kurti në profilin e tij të facebook-ut, bën me dije se gjatë takimit është biseduar rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian.
“Është nder dhe kënaqësi e madhe që t’ju mirëpres. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian është proces historik për vendin tonë. Ne besojmë që jemi në rrugën e duhur dhe po përpiqemi me aq sa dimë dhe mundemi që të bëjmë më të mirën në raport me vlerat themelore, demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë në të gjitha fazat e anëtarësimit”, ka thënë Kurti.