Kulla: Izraeli nuk mund të zhduket si shtet, lufta do të jetë afatgjatë me shumë viktima

Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla thotë se Izraeli nuk mund të zhduket si shtet, sepse që të ndodhë diçka e tillë, duhet të zhduken edhe aleatët e tij, si SHBA-ja dhe BE-ja.

Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, Kulla u shpreh se lufta do të jetë afatgjatë dhe do të ketë shumë viktima.

Sipas Kullës, në Gaza City ndodhen rreth 200 mijë persona të Hamasit, të cilët janë të armatosur.

“Nuk mund të zhduket Izraeli. Që të zhduket Izraeli i bie që të zhduket BE-ja, SHBA-ja, pra të zhduken të gjithë aleatët e mëdhenj të Izraelit. Nuk mund të zhduket Izraeli, mund të ketë humbje shumë të mëdha në terren, mund të ketë drama me ushtarët, sakrifica, se kështu ka nisur kjo punë, me dy mijë të vrarë për një ditë. Sot kam folur me një nga këshilltarët e tij dhe më tha një shprehje të bukur; nuk e zgjidh dot fqinjin dhe siguria e Izraelit, në fund fare lidhet me shpresën e palestinezëve. Duhet parë sesi do të përfundojë kjo punë, vetëm shpresa e palestinezëve për të pasur shtet do t’i jepte siguri përfundimtare Izraelit nga brenda. Për momentin duhet bërë lufta, pra, do konsumohet lufta.

Paqja varet shumë nga rezultatet e luftës. Nuk i lë Egjipti të zhvendosen nga Gaza. Nuk i lë Egjipti dhe nuk i lë SHBA-ja. Nuk e lejon SHBA-ja dhe BE-ja që të ketë pastrim etnik se bëhet nami pastaj në vende të tjera. Sikundër thashë që nuk mund të shkatërrohet Izraeli, po për të njëjtat arsye po të them që nuk mund të ketë spastrim etnik në Gaza. Prandaj thashë që lufta do të jetë afatgjatë dhe do të ketë shumë vikima. Nuk kanë ikur, janë në Gaza, janë zhvendosur.

Në Gaza City ke 150 mijë njerëz që janë të armatosur, të gjithë janë luftëtarë. Pjesa më e madhe e civilëve janë zhvendosur. Në Gaza City kanë mbetur 150-200 mijë njerëz të armatosur, që janë të Hamasit. Rreth 100 kamionë hyjnë nga Egjipti, janë tunelet që furnizojnë Hamasin nga poshtë. Nuk mund ta kontrollojnë, sepse kufiri mes Egjiptit dhe Gazës është andej”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com