Kukësi mbulohet nga dëbora, disa fshatra pa energji elektrike. Vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit

I gjithë Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, ndërkohë që janë shfaqur vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Në zonat e thella malore trashësia e saj shkon mbi 20 cm. Raportohet se rruga Kukës-Peshkopi ka pasur probleme me qarkullimin, pasi trashësia e dëborës arrin deri në 6 cm.

Fatmirësisht deri më tani, rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Autoritetet përkatëse po punojnë për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve.

Reshjet kanë shkaktuar edhe probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona, në Njësitë Administartive Shishtavec, Topojan dhe Zapod në Bashkinë Kukës, Njësitë Administrative Golaj dhe Gjinaj në Bashkinë Has, si dhe në Njësinë Administarive Tropojë e Vjetër dhe disa fshatra Njësisë Administrative Bytyq në Bashkinë Tropojë.

Sakaq, reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar shtresa akulli në rrugë, ndërsa lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore.

Sipas IGJEUM, në qarqet Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë priten reshje shiu me intensitet mesatar deri në intensive në disa zona. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *