Prej ditësh, në Shqipëri temë e ditës është marrëveshja e Edi Ramës me kryeministren italiane për hapjen e kampeve të refugjatëve afrikanë në Lezhë.
Marrëveshja ka marrë kritika të shumta jo vetëm në Shqipëri, por dhe nga organizata ndërkombëtare. Megjithatë, një prej zërave që e mbështesin është kryebashkiaku demokrat i Fushë-Arrëzit Hil Curri.
Në një letër drejtuar Ramës, ai shprehet i gatshëm për të “kontribuar në një përgjigje humanitare ndaj situatës aktuale që përfshin emigrantët që kanë gjetur strehim në Evropë”.
“Dua te shpreh gatishmërinë time dhe deshiren per te strehuar disa prej ketyre emigrantève ne territorin tonë. Fushe-Arrëzi eshtê nje komunitet qe mahnit me nje territor te bukur, qe na mundèson te ofrojmë strehim de mbështetje te pershtatshme per keta individë. Bashkia jone ka një histori te gjate të mirëpritjes se vizitorëve me duar te hapura. Unë ndiej një krenari te veçante për natyrën e ngrohte dhe mikpritëse te popullit tone, e cila ka qene një karakteristike e kulturës shqiptare për breza të tëre. Është një pjese e identitetit tone qe unë konsideroj te shtrenjte dhe do te isha i nderuar te zgjeroj kete tradite per emigrantet ne nevoje. Unë jam i gatshëm te punoj ngushte me autoritetet përkatëse per te siguruar mirëqenien dhe integrimin e emigrantëve te vendosur nën kujdesin tone”, thuhet ndër të tjera në letër.
“Komuniteti i Fushe-Arrezit eshte i gatshëm te japë nje kontribut pozitiv ne jetët e ketyre individeve duke u ofruar nje mjedis mbështetës ku ata mund te ndërtojnë jeten e tyre, të gjejnë siguri dhe te kene qasje ne burimet e nevojshme. Bashkia jone eshte e gatshme te bashkëpunoje me qeverine, organizatat jofitimprurëse dhe organet ndërkombëtare per te siguruar qè kêta emigrante te marrin ndihmën qe u nevojitet. Une kerkoj me respekt mundësinë per tu angazhuar ne nje dialog konstruktiv me autoritetet relevante pèr te diskutuar detajet dhe logjistiken e strehimit te emigranteve ne Fushe-Arrez. Une jam i gatshëm te punoj me vendosmëri per te përmbushur te gjitha kërkesat e nevojshme dhe per te ofruar një mjedis te sigurt, mikpritës dhe mbështetës per këta individë”, shton Curri.