Krishtlindjet e para pa të/ Juli kujton të atin, Zef Deda: M’ka marrë malli

Një muaj më parë arti dhe publiku shqiptar u trishtua thellësisht kur mori lajmin se ikona e humorit shqiptar, Zef Deda, ndërroi jetë.

Në vigjilje të Krishtlindjeve, aktori Julian Deda, ka kujtuar me mall të atin, përmes një dedikimi në rrjetin social “Instgram”.

“Hej Bos, si je? U be nje muaj qe nuk shihemi. Nje perqafim desha sot, se m’ka marre malli. Kemi edhe Krishlindjen neser dhe kjo eshte hera e pare qe ti feston me engjejt, ne parajse, aty ku festohet me bukur se ne toke. Festo i qete zemra ime…! Gezuar Krishtlinden. T’du fort Babo…!“,- shkruan Deda.

Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe u shua  më 24 nëntor 2023po në qytetin e tij të lindjes, Shkodër që e deshti aq shumë. e kuptoi dhe nuk e largoi kurrë veç e afroi.

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël kur luajti disa role në teatër. Karrierën e nisi si aktor kur performonte në skenë para punëtorëve të Vaut të Dejës më pas në teatrin “Migjeni”.

Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike, ai arriti të realizojë qindra figura artistike me një vërtetësi dhe sinqeritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *