KQZ vendos vazhdimin e mandatit të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryebashkiak i Vaut të Dejës, ndërsa u shpreh se “subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se KQZ bëri një shqyrtim të thelluar administrativ, pjesë e së cilës ishte edhe kërkesa dhe marrja e përgjigjes nga Prokuroria e Përgjithshme.

“Këtu mbaron atributi i KQZ-së. Ne nuk i hyjmë vërtetësisë të asaj çfarë vjen nga organi i Prokurorisë së Përgjithshme. Ne konstatojmë se Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, i propozuar nga PS, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit, vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryetar i Bashkisë Vau-Dejës. Ky vendim hy në fuqi me njëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-s. Mund të bëhet ankimim në KAS prej 30 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”, tha Celibashi.

KQZ ndërmori një hetim të thelluar për shkak se Kristian Shkreli, ka deklaruar në formularin e dekriminalizimt, se ka ndryshuar mbiemrin nga “Shkreli” në “Kola”, dhe më pas nga “Kola” në “Shkreli”. Ndërkohë që ka deklaruar se ka jetuar për disa vite ne Torino të Italisë dhe është dëbuar nga ky shtet.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *