Kontrollohen shtëpitë e zyrtarit të qeverisë Meloni, sekuestrohet piktura e njohur

Qeveria italiane është përfshirë në një polemikë të re, pasi nënsekretari i ri i kulturës u vu nën hetim mbi akuzat se një pikturë e shekullit të 17-të në zotërim të tij ishte vjedhur nga një kështjellë më shumë se një dekadë më parë.

Vittorio Sgarbi, një kritik i njohur i artit, akuzohet gjithashtu se ka ngatërruar pikturën për të maskuar origjinën e saj.

Karabinierët e Njësisë së Mbrojtjes së Trashëgimisë italiane kontrolluan tre shtëpitë e Vittorio Sgarbit, i cili është nën hetim për pastrim të pasurive kulturore. Policia sekuestroi një pikturë të Rutilio Manetti, “Kapja e Shën Pjetrit”. Nënsekretari për kulturën dhe kritikën e artit, i cili hedh poshtë të gjitha akuzat, ka dorëzuar në mënyrë spontane pikturën.

Piktura është në qendër të dosjes së Prokurorisë së Macerata-s, e cila ka shënuar në regjistrin e të dyshuarve nënsekretarin për kulturën të qeverisë Meloni për akuzat e pastrimit të pasurisë kulturore. “Kapja e Shën Pjetrit” u vodh në 2013 nga kështjella e Buriasco në Piemonte. Më pas u rishfaq në vitin 2021 në Lucca, në një ekspozitë me temë, e treguar si pronë personale e Vittorio Sgarbit dhe sekuestrimi i pikturës ishte një akt i domosdoshëm për të kryer hetime të ndryshme.

Piktura e vjedhur në 2013 Rutilio Manetti (1571-1639) është një nga eksponentët më të mëdhenj të Sienës së shekullit të shtatëmbëdhjetë.

Gjatë kontrolleve, të cilat u shtrinë edhe në rezidencat romake dhe Marche të Vittorio Sgarbi, u sekuestruan pajisje telematike, IT dhe dokumentare në lidhje me hetimin në vazhdim.

Prokurorët thanë se po hetonin Sgarbin për pastrimin e dyshuar të artit të vjedhur pas pretendimeve të transmetuara nga media.

/a.d

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com