Komisioni për TIMS, Gogu replikon me Salianjin: Sot është dita e ekspertëve, jo e jona për gjyqin e radhës

Në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari Toni Gogu, deklaroi se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin.

“Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. 

Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s’kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh. 

Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. 

Menjëherë t’i kthehemi normalitetit dhe t’i shmangim komentet pezhorative të tipit që “sot nuk është dita e teorisë”, deklaroi Gogu.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com