E mori Piramidën Bashkia e Tiranës bashkë me atë Fondin Amerikan, harxhuan 20 milionë euro për ta rindërtuar dhe thanë që do bëjmë qendrën më të madhe të teknologjisë së informacionit në Ballkan.
Kush kalon aty, e sheh që vetëm jashtë janë të paktën 5 kafe. Çdo ndërtesë nga ato kubat është një kafe, Mon Cheri, pastiçeri, Segafredo, të gjitha llojet.
Përveç këtyre janë dhe ca kafe brenda dhe është dhe ajo sufllaqeria e famshme. Te gjitha këto u dhanë me qira shtetërore.
Ndoshta ka dhe biznese IT-je aty brenda, por nëse ka, kjo veç qendrës më të madhe teknologjike të Ballkanit, është edhe qendra më e madhe e kafeve në Europë.
Ndoshta këta të IT-së kanë lodhje të madhe kur bëjnë research dhe programime dhe kanë nevojë që të ketë 2 kafe për çdo biznes IT-je. Mund të jetë dhe kjo arsyeja.
Por të harxhosh 20 milionë euro para publike, që pastaj t’u japësh me qira pronën shtetërore sufllaqeve, është me të vërtetë vizionare. Nga këto vizionet e Lali Erit dhe Fondit Amerikan.