Kishte marrë kërcënime për jetën, gjyqtari i parë jo-binar në Amerikën Latine gjendet i vdekur në banesë

Magjistrati meksikan Jesus Ociel Baena Saucedo, personi i parë jo-binar që mbajti rolin e gjyqtarit zgjedhor në të gjithë Amerikën Latine, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Aguascalientes. Së bashku me Ociel u gjet edhe trupi i një personi tjetër, sipas të gjitha gjasave do të ishte partneri i tij. “Hetimi do të kryhet, për momentin nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një vrasje apo aksident. Para se të japim çdo informacion duhet të verifikojmë se çfarë ka ndodhur”, deklaroi ministrja e Sigurisë Publike Rosa Icela Rodriguez, gjatë një konference për shtyp. Ociel Baena ishte i njohur në Amerikën Latine për betejat e tij në favor të të drejtave të LGBTQ+, si dhe për faktin se ishte gjyqtari i parë jo-binar elektoral.

Organizata për të drejtat e LGBTQ+ Letra S u kërkoi autoriteteve lokale që të hetojnë vdekjet tërësisht dhe pa paragjykime. Alejandro Brito, presidenti i grupit, tha se Baena kishte marrë “shumë mesazhe urrejtjeje dhe madje kërcënime për dhunë dhe vdekje” në të kaluarën, raportoi Associated Press. Brito shtoi se gjyqtari po “thyente barrierat e padukshme që mbyllnin komunitetin jo-binar”.

Baena Saucedo, 38 vjeç, ishte kthyer në një figurë referuese për botën LGBTQ+ dhe ishte shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikonte video në të cilat pozonte me veshje të ndryshme brenda zyrave të Gjykatës.

“Identiteti jo-binar ishte ai që më përshkroi dhe gjithashtu më ndihmoi të kaloja në shprehjen time gjinore,” tha ai kur mori detyrën në tetor, pranë një flamuri ylber. “Unë jam një person jo-binar, nuk jam i interesuar ta shoh veten si grua apo burrë”, shkroi Baena në X, dikur Twitter, disa muaj më parë. “Ky është një identitet, është i imi dhe për mua, për askënd tjetër.“/Liberale.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *