Kishin parcelë me 1000 rrënjë kanabis në Greqi, pranga 4 shqiptarëve

Katër shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet greke, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Bimët narkotike ishin kultivuar në 6 zona të ndryshme të ishullit të Evias, teksa në pranga ranë shtetasit Mustafa Gjolleshi, Edvin Xhaferi, Robert Laraj dhe Ardjan Shaipi.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1061 bimë narkotike cannabis sativa, fara bimësh narkotike, një sasi parash, celularë.

Mustafa Gjolleshi dhe 45-vjeçari nga Delvina, Edvin Xhaferi, sipas policisë, greke ishin përgjegjës për organizimin e kultivimit të fidanëve të drogës, furnizimin dhe transportin e pajisjeve dhe furnizimeve nëpërmjet bashkëpunëtorëve në zonën e plantacionit si dhe transportin e drejtpërdrejtë të bashkëpunëtorëve të tyre në zonë, Laraj merrej me kujdesin e bimëve ndërsa Shaipi me transportin e anëtarëve të grupit dhe furnizimeve duke përdorur mjetin e kompanisë ku punonte.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *