Kërkoi leje për t’ u betuar si kryebashkiak i Himarës, shtyhet sërish seanca për Fredi Belerin

Shtyhet më 11 dhjetor seanca për Fredi Belerin, lidhur me kërkesën për leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Në seancën e sotme në GJKKO kanë qenë edhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilët janë shprehur kundër dhënies së lejes për Belerin.

Theksojmë se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, kërkon leje të posaçme për t’u betuar në Këshillin Bashkiak.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale, Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave në favor të Belerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *