“Kërcet” arma në Kamëz, atentat ndaj dy personave (DETAJE)

Një atentat me armë ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz.

Mësohet se shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa policia po punon për arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë Kamëz:

“Më datë 24.12.2023, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.

Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf”, i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *