Këngëtari i njohur e thotë troç: Muzika e Taylor Swift, zhgënjyese

Taylor Swift mund të jetë duke thyer rekorde njëri pas tjetrit, por për “Pet Shop Boys”, muzika e saj është zhgënjyese. Këngëtari Neil Tennant, kritikoi muzikën e Swift në një intervistë pas publikimit të albumit të saj të ri, “The Tortured Poets Department”.

Siç tha ai: “Taylor Swift më magjeps si fenomen sepse ajo është shumë e njohur dhe më pëlqen disi e gjithë kjo, por kur dëgjoj disqet e saj… për një fenomen kaq të madh, ku janë këngët e famshme? Çfarë është ‘Billie Jean’ e Taylor Swift?”.

Më pas këngëtarja e quajti muzikën e Swift-it “zhgënjyese“, duke thënë: “Më pëlqen fakti që i bashkon të gjithë këta njerëz, madje edhe shumë brezash, por mendoj se e vetmja gjë që është zhgënjyese është muzika, jo teksti, muzika”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *