Kaosi në Kuvend/ PS gati ndryshimin e rregullores: Shtrëngohen masat për deputetët që prishin seancat plenare

Dokumenti që përcakton rregullat e bashkëjetesës politike procedurale dhe etike mes deputetëve në kuvend, do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar sipas projektvendimit që është depozituar në zyrat e parlamentit nga grupi më i madh i shumicës parlamentare

Në kushtet kur prej disa javësh ne parlament mbizotëron kaosi dhe tymi i flakadanëve, dy deputetët Blerina Gjylameti dhe Toni Gogu kanë depozituar kërkesën për masa shtrënguese ndaj atyre që prishin punimet plenare.

Në letrën shpjeguese deputetët thonë se pavarësisht masave që janë marrë opozitarët nuk kanë ndryshuar qëndrim, përkundrazi janë bërë edhe më agresivë.

Socialistët i janë referuar në propozimet e tyre dokumenteve të ngjashme në parlamentet e Italisë dhe Gjermanisë duke synuar masa më të ashpra për ndëshkim, edhe financiar.
Sipas vendimit të parlamentit rregullorja do të votohet në seancën e datës 14 dhjetor.

Rregullorja e parlamentit është miratuar me konsensus gati 20 vjet më parë në Dhjetor të vitit 2004 dhe që prej asaj kohe është ndryshuar plot 11 herë.

Në seancën e fundit plenare, më 7 dhjetor, me 74 vota pro, socialistët kanë përfshirë në punimet e Kuvendit brenda këtij sesioni ndryshimin e rregullores së parlamentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *