Marrëdhënia e Heidit dhe Romeos brenda BBV mesa duket po kalon disa vështirësi. Dyshja janë akoma të paqartë në lidhje me atë që mendon secili prej tyre në lidhje me raportin në shtëpi. Romeo ka qenë ai që e akuzuar Heidin se nuk i ka qëndruar pranë dhe nuk e ka përkrahur. Ai e pyet atë se sa të vërteta kanë qenë fjalët e saj:
Heidi: Çfarë do të dish?
Romeo: Dua të di sa e vërtetë je ti për fjalët që thua. Dhe nuk ta di me fjalë. Në momentin që më thua e kam këtë ‘connection’ dhe unë do të të them tre gjëra. Ti më thua mua të dua, diskuton dhe bën veprime të tjera.
Në vijim të bisedës Romeo e pyet nëse Heidi ka besim tek ai apo ka dyshim për marrëdhënien e tyre.
Romeo: Ke besim tek unë?
Heidi: Kam nevojë të mendoj.
Romeo: Tani ke besim tek mua apo s’ke?
Heidi: Jo unë kam besim te ti.