“Bir k*rve”, Putin i përgjigjet Biden: Kjo është një nga arsyet pse Moska është e interesuar që t’i fitojë ai zgjedhjet

Presidenti rus Vladimir Putin ka ironizuar homologun e tij amerikan Joe Biden, pasi ky i fundit e quajti një “bir k*rve”.

I pyetur nga televizioni shtetëror rus lidhur me komentin e Biden, Putin duke qeshur me ironi tha se kjo është dhe një nga arsyet se pse Moska është e interesuar që t’i fitojë ai zgjedhjet në SHBA.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me çdo president. Por unë besoj se për ne, Biden është një president më i preferuar për Rusinë, dhe duke gjykuar nga ajo që sapo tha, kam absolutisht të drejtë,” tha Putin për televizionin shtetëror rus.

Ambasadori i Rusisë në Uashington, Anatoli Antonov, tha se ambasada e tij i kishte dërguar Departamentit të Shtetit të SHBA “një qortim në shenjë proteste për natyrën e egër dhe papranueshmërinë” e komenteve të Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *