“Kam nevojë për dashuri pa kushte”, Meta tregon kur do të largohet nga politika

“Unë kam nevojë për dashuri pa kushte”.

Kështu deklaroi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të Lirisë. Ai deklaroi se i vetmi kusht që ka për t’u larguar nga politika është realizimi i 5 pikave të programit të tij.

Ai ftoi qytetarët që të ngrihen për të përmbysur qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Ilir Meta: Me të gjithë ata që janë opozitarë, të gjithë ata që janë shqiptarë. Cilido që dëshiron që Ilir Meta të ikë nga politika, le të më mbështesi që të realizojë 5 prioritete për 4 mln shqiptarë që një orë e më parë dhe unë do të iki. Shqipëria ka shumë vende të bukura që nuk i kam parë akoma. Malet tona më të larta, kështu na kanë mësuar gjyshërit tanë më parë kur kalonim kohë të vështira, malet tona edhe më të larta kur kohët ishin më të vështira. Never give up. Liria nuk dhurohet, mos harroni kurrë. Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë.

Të bashkohemi për ta shporrur njëherë e mirë atë që e quajtur ‘ebola” në mitingun e 2017, atë që përzë shqiptarët. Duhet të jemi popull i bashkuar. I ftoj të gjithë të ngrihen,  unë çdo ditë jam në rrugë, kam kartëvizitat me vete, u jap të gjithëve, u jap numrin tim. Bëjeni të gjithë këtë gjë dhe do ta përmbysim rilindjen në pak muaj, jo në 2025. Shqipëria do të fitojë, PL do e meritojë këtë emër, nga sot fillon një histori e re. Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri, do e çoj deri në fund këtë betejë dhe do të triumfojmë, Kemi qenë të tradhtuar si opozitë ndaj jemi këtu ku jemi,. Tani jemi zgjuar, s’ka më natë. Edhe natën ditë që Shqipëria të shikojë dritë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com