Juristja Gjikondi: Berisha s’ka hall të arrihet negociata, por të faktorizohet. I pëlqen kaosi dhe rrëmuja

Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në “Real Story” në ABC News foli për arritjen e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe “Rithemelimit”, për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Ajo u ndal të figura e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tha se ai e gjeneron ekzistencën përmes kaosit dhe dhunës. Më tej, Gjikondi u shpreh se Berisha është demoralizuar pasi i hapet dosja e “21 Janarit”.

“Berisha është dinak. Ka qenë makiavelizmi i Berishës dhe përdorimi i Bardhit për t’u faktorizuar. Dëgjuam amerikanët, britanikët, gjermanët dhe BE-në për negociatën. Në gjithë këtë histori Berisha s’ka hall të arrihet negociata, por do të faktorizohet. I pëlqen të jetë kaos dhe rrëmujë, pasi ndryshe ai harrohet.

Berisha e gjeneron ekzistencën vetëm nga konfliktet, nga dhuna dhe nga të qenit ai dirigjent. Edhe heshtjen e Nokës e shoh që po manovron në fushë shahu se si do e drejtojë situatën. Në fushën e shahut Noka është kali. Njeriu më i ndershëm ishte Tritan Shehu. Berisha ishte i demoralizuar se i hapet dosja e ‘21 Janarit’. Mbylli dosjen ‘Partizani’. Atëherë filloi dhe kaosi në Parlament.”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com