Joe Biden: Pas luftës, Autoriteti Palestinez duhet të marrë përsipër qeverisjen e Gazës dhe Bregut Perëndimor

Presidenti amerikan Joe Biden lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme ka theksuar se nuk duhet aspak të ketë shpërngulje të dhunshme në Rripin e Gazës.

“Autoriteti Palestinez duhet përfundimisht të marrë përsipër qeverisjen e Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor, pas luftës midis Izraelit dhe Hamasit”, ka thënë ndër të tjera presidenti amerikan.

Joe Biden paralajmëron gjithashtu se SHBA-ja është e gatshme të lëshojë ndalime të hyrjes kundër “ekstremistëve” që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor.

“Unë i kam deklaruar prerazi udhëheqjes izraelite se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet dhe ata që kryejnë dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi”, thekson më tej Joe Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *