“Je në gjak me mua”, gazetarja që denoncoi përdhunimin në Vlorë: Zbulova personin e katërt të përfshirë

Gazetarja Avrovita Hysaj e cila u kërcënua nga pronari i një televizioni lokal në Vlorë pas publikimit të lajmit të përdhunimit të një vajze, tregoi në një intervistë për Euronews Albania se ajo nuk kishte përmendur asnjë emër, por kishte zbuluar se ishin 4 persona që kishin abuzuar.

Sipas saj, kanë qenë portalet e tjera që kanë nxjerrë emrin e djalit të pronarit të TV lokal, çka ka sjellë reagimin e babait të tij i cili e ka kërcënuar përmes telefonatave dhe më tej duke publikua një lajm denigrues për të.

“Unë kam raportuar se kanë qenë 4 persona, jo 3 siç u tha në komunikatën e parë të policisë, por nuk kam dhënë asnjë emër, portalet kanë nxjerrë emrin e djalit të administratorit të TV lokal.

Personi i publikuar në disa portale si personi i katërt ka sjellë reagimin e babait të djalit, që më ka kërcënuar me mesazhe dhe më tej ky televizion ka publikuar një lajm denigrues ndaj meje kështu që situata nuk mund të tolerohej më ndaj bëra denoncim në organet kompetente”, tha Hysaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com