“Je bërë si lopë”, pas mesazheve ofenduese për peshën, moderatorja shqiptare zbulon se është në pritje të �

Moderatorja e njohur Katerina Trungu ditën e sotme gjatë emisionit të saj ka zbuluar se është në pritje të ëmbël.

Ajo u shpreh në “Shije Shtëpie”, emision që e moderon prej kohësh, se kohët e fundit ka marrë shumë mesazhe ofenduese në Instagram për peshën e saj, duke mos e ditur që është shtatzënë. Por për moderatoren ato janë kilogramët më të bukur në jetë.

“Sa i përket atyre pastaj që u ndalën, për fat të mirë dy komente, që u ndalën te paraqitja ime. Njëra më drejtohej “shko dobësohu se je bërë si lopë” apo tjetra më thoshte “bullicë”. Unë vërtet kam shtuar kilogramë kohët e fundit, por këto janë kilogramët më të bukur në botë, jam shumë e lumtur që i kam shtuar dhe do të shtoj më shumë në muajt në vazhdim,”- u shpreh Katerina Trungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com