Kjo fundjavë rezervoi spektakël me klasiken e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia, ndeshje kjo që u fitua nga shkodranët me rezultatin e ngushtë 1-0, falë një penalltie të shndërruar në gol nga sulmuesi Bekim Bala në minutën e ‘37.
Me këtë rezultat bardheblutë kanë vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit.
Në Shijak ndeshja Erzeni-Teuta u mbyll në barazim pa gola.
Në ndeshjen e tretë të javës, Laçi provoi shijen e fitores pas 8 ndeshjes.
Triumfi 0-1 ndaj Skënderbeut në Korçë erdhi pikërisht në momentin e duhur; 3 pikë të arta për djemtë e Mirel Josës këtë të dielë. Rasti i parë serioz i takimit i takoi kurbinasve, që “flirtuan” me golin që në minutën e tetë.
Në minutën e 12-të, Laçi festoi pas golit të Agan Mjaki, i asistuar nga Ronald Sobowale. Pas gjysmë ore lojë, korçarët fitojnë një penallti, kontakti Rashica-Silva u konsiderua 11-metërsh nga arbitri Doda. Gjithsesi, pas një rishikimi me VAR, gjyqtari ndryshoi vendimin.
Në minutën e 50-të, Rashica provoi nga larg, asnjë rezultat. Të besuarit e Ivan Gvozdenoviç rritën presionin për golin e barazimit, rastet sa vinin e po shtoheshin. Prapavija e Laçit u duk në një natë të mirë, duke mos lënë shumë hapësira. 7 minutat shtesë nuk prodhuan gol, me rezultatin 0-1 që mbeti i pandryshuar. Skënderbeu është në vendin e pestë, Laçi është në vendin e gjashtë.
Rezultatet:
Klasifikimi: