Bejko: Berisha ka një organizatë politike pa emër. Vulën e PD-së ia kemi lënë në dorë gjykatës

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për çështjen e vulës së Partisë Demokratike dhe a

Në lidhje me çështjen e vulës së PD-së, Bejko u shpreh se i është lënë në dorë gjykatës dhe se do respektohet vendimi.

Ndër të tjera ai tha se Sali Berisha ka një organizatë politike pa emër, ndërsa shtoi se ish-kryeministri po përdor partinë si bunker për interesat e tij dhe të familjes së vetë.

“Çështjen për vulën e PD-së ia kemi lënë në dorë gjykatës. Ne do e respektojmë vendimin e gjykatës.

Berisha ka njoftuar protestë, e kjo është e drejta e tij. Dua të them se Berisha ka një organizatë politike pa emër. Dikush e quan PD e dikush foltore. Janë ca elementë shestë që ne i kemi dhe ata nuk i kanë. Kam dy vite që e kam thënë dhe kam parashikuar me detaje se çfarë do ndodhte. Problemin e tij ta trajtojë si personal, por jo si politik, flas për Berishën. Ai po përdor partinë si bunker për interesat e tij dhe të familjes së vetë.

Kanë dy vite që kanë lancuar revolucionin e famshëm. Në këto kushte Berisha do sillte PD-në në pushtet. Çfarë ndodhi? Asgjë nuk fitoi Berisha. Nuk e mundi dot as Ramën, por u bënë ortakë, pasi kanë afera të përbashkëta. Për atë që ia doli ishte ndarja e PD-së. Kur je një formacion i qëndrueshëm politik, ke mundësi të rikuperohesh. Nuk kemi votë të lirë, kemi një qeverisje me gjysmë legjitimiteti”, u shpreh Bejko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *