Izraeli intensifikon sulmet, mbi 15 mijë palestinezë të vrarë deri tani. Macron: Konflikti në Gaza mund të zgjasë 10 vjet

Mijëra viktima nga bombardimet e Izraelit në Gaza.

Përveç Khan Junis edhe qyteti Rafah është goditur rëndë. Autoritetet izraelite thonë se Khan Younis, qendra e dytë më e rëndësishme urbane në Rripin e Gazës, është strehë për shumicën e udhëheqësve të Hamasit dhe për pjesën më të madhe të luftëtarëve dhe arsenalit ushtarak të tij.

Banorët e plagosur u dërguan me urgjencë në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis, në Gaza, ndërsa të tjerë janë përpjekur të gjejnë strehim pasi Tel Avivi intensifikoi sulmet nga ajri, deti dhe toka.

Stafi mjekësor po përpiqet të përballojë fluksin e madh të plagosurve, në mesin e të cilëve janë edhe fëmijë.

Por zyrtarët palestinezë thonë se sulmet ajrore po shkatërrojnë shtëpi duke vrarë edhe fëmijë.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë sërish thirrje Tel Avivit të tregohet i kujdesshëm për të mos shkaktuar viktima mes civilëve.

Ka tërhequr vëmendjen edhe deklarata e Presidentit francez sipas të cilit synimi i Izraelit për të shkatërruar totalisht Hamasin mund të çojë në një luftë të gjatë.

“Cili është shkatërrimi total i Hamasit dhe a mendon dikush se është i mundur? Nëse është, lufta do të zgjasë 10 vjet”. Më shumë se 15,400 palestinezë kanë humbur jetën që nga nisja e luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com