Italia liron nga burgu “Baronin e drogës”: Alket Hatija e ka vuajtur dënimin në Shqipëri

Italia liron nga burgu “Baronin e drogës”, Alket Hatija.

I njohur si “Zoti i Drogës” pasi trafikoi në Itali 540 kilogramë heroinë e kokainë në vitet 2003-2004, Hatija u ekstradua të 30 gusht në drejtim të Italisë, ku do të vuante dënimin me 20 vite burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të Milanos në vitin 2015.

Por, pas procedurave të kryera, gjykata italiane ka bërë me dije se ai ka vuajtur dënimin në Shqipëri dhe e ka liruar.

Theksojmë se me 30 shtator të këtij viti, SPAK kërkoi konfiskimin e 8 pasurive të Alket Hatijas.

Konkretisht bëhet fjalë për 8 pasuri të cilat janë në pronësi të Hatijës, vëllait e bashkëshortes të tij, të cilat sipas argumentimit të SPAK janë me burim të pajustifikuar apo të përfituara nga veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com