Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Itali, kryesisht në Toskana, zona më e prekur nga moti i keq. Deri tani raportohet për tre viktima dhe gjashtë të humbur.
Aktualisht rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa po mban kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet dhe është e nevojshme ndihmë tjetër.
Lumenjtë po arrijnë në kuota maksimale dhe shumë shpejt dalja e tyre do ta përkeqësojë më tej situatën pasi reshjet pritet të vijojnë me intensitet të lartë dhe në orët në vijim.
Autoritetet kanë pezulluar procesin mësimor në shumë shkolla.