Robbie Williams ka zbuluar për herë të parë arsyet e ndarjes nga Geri Halliwell, 23 vite më parë.
Në serialin dokumentar “ Robbie Williams “, i cili do të publikohet më 8 nëntor në Netflix, përshkruhet karriera e tij solo 25-vjeçare. Në dokumentar, Williams kujton të kaluarën dhe reflekton mbi jetën e tij personale, duke e përshkruar marrëdhënien me Halliwell si “magjike “.
Gjatë lidhjes së tyre, Spice Girls dominuan botën e muzikës, të nxitur nga hiti i shumëpëlqyer, “Wannabe”, i cili i bëri ato një fenomen për fansat e tyre. Megjithatë, asokohe ishte Take That, duke përfshirë Robbie Williams , të cilët ishin jashtëzakonisht të suksesshëm në tregun muzikor.
Në vitin 1996, Williams u largua nga “Take That” për të ndjekur një karrierë solo dhe përmes muzikës, polemikave dhe shfaqjeve të tij skenike, ai arriti sukses të rëndësishëm si artist solo, duke tejkaluar arritjet e tij me grupin.
Po në të njëjtin dokumentar, Robbie Williams pranon se ishte jashtëzakonisht i lumtur me Gerin, por tregon edhe arsyen që zgjodhi t’i jepte fund lidhjes. Pas tre muajsh së bashku, ai vendosi të ndahej me të, për shkak të thashethemeve për partneren e tij, të cilat e shqetësonin thellë dhe shënuan fillimin e fundit.
Çifti fillimisht ishte takuar në takimet e “Alkoolikëve Anonim” kur të dy po luftonin me probleme të shëndetit mendor. Përveç betejave të tyre me alkoolin, ata të dy u përballën me sfida të lidhura me ushqimin, me Halliwell që luftonte me buliminë dhe Williams që luftonte me anoreksinë.
Gjatë një pushimi veror në jug të Francës në vitin 2000, këngëtarja mori vendimin e vështirë për t’i dhënë fund lidhjes së tyre. Në dokumentar, ai kujton kohën e tyre së bashku si një periudhë të këndshme dhe e përshkruan atë si një grup i vogël që ndajnë një moment magjik në një vend magjik, megjithëse tani dyshon në vërtetësinë e atyre ndjenjave në atë kohë.